Presidenti i vendit Ilir Meta uroi Gjeneral Tod D. Wolters për zgjedhjen Komandant i NATO-s në Europë.

 

Kreu i shtetit shqiptar në mesazhin e tij siguroi gjeneralin për angazhimin Republikës së Shqipërisë për të vazhduar bashkëpunimin dhe përmbushur detyrimet në kuadrin e NATO-s.

 

“Jam shumë i sigurt, se eksperienca dhe lidershipi juaj i mirënjohur si Komandant i Komponentit Ajror të NATO-s, si dhe karriera Juaj e spikatur në Forcat e Armatosura të SHBA-së, do të shërbejnë si një vlerë e shtuar në forcimin e solidaritetit si dhe përkushtimin e 29 vendeve tona për të ndërtuar dhe zhvilluar kapacitete të afta dhe të besueshme për t’u përballur me rreziqet dhe sfidat e shekullit XXI. nMe këtë rast, Ju siguroj për mbështetjen dhe angazhimin Republikës së Shqipërisë për të vazhduar bashkëpunimin dhe përmbushur detyrimet në kuadrin e NATO-s, dhe posaçërisht për ta finalizuar projektin e përbashkët për bazën Ajrore të Kuçovës, etj.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *