E hënë, 5 Tetor 2026 Film TV deri në 05:10 Në vijim ora 05:10: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Rama u tall me specialistët e ekonomisë në PD/ Paloka: Mësuesi i vizatimit di vetëm të vjedhë

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama, i cili nuk i kurseu ironitë ndaj opozitës gjatë konferenës ku fliste për miratimin e Eurobondit. Në një moment, ai ironizoi specialistët e ekonomisë në PD, duke i quajtur “balona tabake”.

Përmes një postimi në “Facebook”, Paloka shkruan se dalin e flasin kundër specialistëve të ekonomisë në PD ata që e çuan ekonominë shqiptare në humnerë.

“Paska dale mesuesi i vizatimit , ne krah me nje mesues anglishteje dhe nje shitese sufllaqesh (pikerisht ata qe e kane cuar ekonomine shqiptare ne humnere sepse e vetmja gje qe dijne te bejne eshte te vjedhin) dhe paska bere “ironi” me specialistet e ekonomise te PD …!!! Si eshte ajo shprehja : “Te kesh dy …, qe nje ta mbash e nje ta çashe…”

Vazhdo të lexosh

Reklamë