E shtunë, 10 Tetor 2026 Det i Trazuar deri në 01:15 Në vijim ora 01:15: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

U shpall non-grata Britania e Madhe/ Berisha: Akt i tmerrshëm korruptiv i George Soros dhe Edi Ramës!

Kreu i PD, Sali Berisha ka fajësuar kryeministrin Edi Rama dhe filantropistin George Soros për shpalljen e tij non grata nga Britania e Madhe.

 

Reklamë

Gjatë një takimi në fier Berisha u shpreh se vendimi nga Anglia ka ardhur pas një viti lobim nga këta të fundit.

 

Reklamë

Megjithatë kreu i PD tha para qytetarëve se edhe për 100 vjet nuk nxjerrin dot një fakt të vetëm kundër tij.

 

“Ju e morët vesh se para 3 ditësh njoftohem se jam shpallur non grata. Mund t’ju them një gjë, Hasan Zyko Kamberi ishte gjeni kur shkruante: “Me para ia hyn qabesë, shemb vakëfin e Fatimes”! Ky miqtë e mi është një akt i tmerrshëm korruptiv. Mbetem i vendosur të luftoj për ju korrupsionin me të gjithë forcën tim nga cilido qoftë. Akti vjen në vazhdim të një akti të lobuar në mënyrë korruptive nga Soros dhe Edi Rama gjatë të cilit 1 vit rresht nuk nxorën një fakt të vetëm dhe ju jap fjalën se edhe për 100 vjet nuk nxjerrin dot një fakt të vetëm. Pas këtij ju duhej edhe një tjetër akt që thonin se e ka bërë edhe Britania. E gjithë bota po ta bëjë mbi bazë korrupsioni do ta denoncoj. Asgjë s’më tërheq mua nga kauza e drejtë e përbashkët, lufta kundër korrupsionit e Edi Ramës, lufta kundër korrupsionit të qeverisë, lufta kundër bandave dhe krimit. Por këto nuk janë agjenda jonë. Agjenda jonë është rrëzimi i kësaj qeverie.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë