E shtunë, 10 Tetor 2026 Film TV deri në 04:35 Në vijim ora 04:35: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

U qëllua me armë brenda Gjykatës, ndërron jetë gjyqtari Kalaja, dy të plagosur

Ka ndërruar jetë gjyqtari Astrit Kalaja, i cili u qëllua me armë brenda ambienteve të Gjykatës së Apelit në Tiranë.

Mësohet se dy persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Reklamë

Autor i dyshuar i ngjajrjes është Elvis Shkëmbi, 30 vjeç i cili është vënë në pranga.

Shkak i ngjarjes dyshohet të ketë qenë një gjyq për pronat.

Reklamë

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 15:40, në ambientet e Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, gjatë një procesi gjyqësor, dyshohet se shtetasi E. Sh., 30 vjeç (palë në proces) ka qëlluar me armë zjarri drejt gjyqtarit, shtetasit A. K., dhe shtetasve R. K., 65 vjeç dhe E. K., 45 vjeç, atë e bir (pala tjetër në proces).

Si pasojë ka humbur jetën shtetasi A. K. dhe janë plagosur shtetasit R. K. dhe E. K, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin në ambientet e DVP Tiranë, të autorit të dyshuar, shtetasin E. Sh., si dhe kanë sekuestruar armën e krimit.

Në vijim do të jepet informacion më i plotë për ngjarjen./vizionplus.tv 

Vazhdo të lexosh

Reklamë