Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
12 August 2026
Vizion fokus

Zjarr i përmasave të mëdha në Vaun e Dejës,...

Begaj: Efektivët e FA meritojnë mirënjohje, po luftojnë me...

Situatë alarmante nga zjarret në Tiranë, flakët vijojnë të...

Zelensky: Disa rajone u rikthyen nën kontrollin e Kievit

Mbyllet dita e 74 e protestës, nis marshimi në...

Bullgaria po mendon kufizimin e përdorimit të mediave sociale...

Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes jep...

Zjarr në Zhejë të Kurbinit, flakët përparojnë në zonat...

“Hipi makinës ik”, situatë apokaliptike në Daias: Flakët “vërshojnë”...

Tension, debate dhe nxjerrje nga salla, Vizion Plus zbardh...

U padit për dhunë, reagon Xhelal Mziu: Strukturat lokale të Partisë Socialiste kërcënojnë qytetarët të mos vijnë në takimet tona

25 Prill 13:11

Kandidati i Partisë Demokratike, Xhelal Mziu, dhe nipi i tij janë përfshirë të enjten në një incident pas një takimi elektoral në fshatin Ostren të Bulqizës. Ata janë akuzuar për dhunë nga përgjegjësi i ndihmës ekonomike në këtë njësi Kalosh Murra.

Kallëzimi i tij i ka kaluar SPAK  për veprën penale të kanosjes apo dhunimit ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje. Sipas policisë Xhelal Mziu dhe nipi i tij goditën me grusht Kalosh Murrën, pas takimit elektoral.

Lexo edhe :

Related Posts

Xhelal Mziu paditet për dhunë, akuzohet se bashkë me nipin goditi me grusht një person në Bulqizë

Por drejtues të PD në zonë thanë për Vizion Plus se Kalosh Murra kërcënoi pjesmarrësit në takim me heqjen e ndihmës ekonomike. Sipas tyre, gjatë debatit është përfaqësues të Partisë Socialiste goditën edhe kryetarin e PD-së në Bulqizë, Shaqir Manjani.

Lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe Xhelal Mziu. Në reagimin e tij, Mziu sqaron se situata ka qenë ndryshe nga sa është raportuar nga policia. Sipas tij, sturkturat lokale të Partisë Socialistë kërcënojnë qytetarët që të mos marrin pjesë në takimet e PD-së.

Xhelal Mziu: Nisur nga deklaratat politike të policisë së qarkut të Dibrës lidhur me ngjarjen e ndodhur dje në Ostren të Bulqizës sqarojmë se situata ka qenë totalisht ndryshe, nga çfarë deklaron Policia.

Së pari dua të të them që në çdo takim që kam realizuar në qarkun e Dibrës, strukturat lokale të Partisë Socialiste me Kryetar njësishë administrative, punonjës të ndihmës ekonomike përpërfaqësues të strukturave të arsimit, shëndetsisë, policisë, etj vazhdimisht kanë intimiduar dhe kërcënuar qytetarët që të mos vijnë në takimet tona, apo të largohen teksa i pikasin në këto takime. Janë me dhjetra qytetarë të kësaj që jo vetëm si kandidat i opozitës, por edhe si deputet më kanë shprehur këto shqetësime.

Këto sjellje arrogante dhe kriminale të zyrtarëve dhe përfaqësuesve të Partisë Socialiste u shtuan edhe më shumë ditët e fundit, në takimet e realizuar dje në Trebishtë në orën 09.00 dhe akoma më keq në Ostren në orën 11.30.

Lidhur me ngjarjen në Ostren, Mziu thotë se Kalosh Murra, punonjës i ndihmës ekonomike në Bulqizë ka intimiduar pjesëmarrësit dhe një pjesë e tyre u largun nga takimi duke shprehur shqetësim për heqjën e ndihmës ekonomike.

Xhelal Mziu: Në takimin e Ostrenit, në mënyrë demonstrative, punonjësi i ndihmës ekonomike në Bashkinë Bulqizë po intimidonte pjesëmarrësit, ku një pjesë u larguan pas këtyre kërcënimeve dhe një pjesë tjetër shprehën shqetësimin për heqjen e ndihmës ekonomike. Pas shqetësimit që ngritën vetë banorët e kësaj zone, kam komunikuar me personin në fjalë që rrinte përpara vendit të takimit, dhe i kam kërkuar të mos intimidojë qytetarët, e aq më tepër të mos përdorë pozicionin e punës për shantazhimin e qytetarëve me heqjen e ndihmës ekonomike në rast të mbështetjes dhe votimit për Partinë Demokratike. Madje e kam paralajmëruar se për veprimet e tij të paligjshme do ta kallëzoj në Prokurori. Pas paralajmërimit për denoncomin e tij, personi në fjalë ka komikuar me përfaqësues të Partisë Socialiste dhe Kandidatin e kësaj force, të cilët ndodheshin pak metra më larg, çka  konfirmon se e gjitha ishte e inskenuar dhe organizuar për të shantazhuar qytetarët.

Më tej, Mziu thotë se kryetari i forumit të PD në Bukziqë është dhunuar nga babai i kandidatit të PS dhe mbështetës të tij.  Ai i ka bëre thirrje SPAK që të sekuestrojë pamjet e kamerave të sigurisë dhe të hetojnë ngjarjen ku është dhunuar kryetari dhe përfaqësues së PD Bulqizë.

Xhelal Mziu: Në pak minuta para vendit ku u mbajt takimi i përfaqësuersve të opzitës, kanë mbërriur Jeton Dani babai i kandidatit të PS dhe mbështetës të tij dhe kanë ushtruar dhunë barbare ndaj kryetarit të Forumit të PD Bulqizë. Për të shuar konfliktin ka ndërhyrë kryetari i PD Bulqizë avokat Shaqir Manjani të cilin e kanë goditur pas shpine. Sjellja e Policisë ngre dyshimet për dijeni apo në mos të jetë e përfshirë në këtë ngjarje, pasi jo vetëm që manipuloi ngjarjen dhe shpërndau një informacion të rrem, por ka refuzuar që të marrë denoncimin e drejtuesve të PD Bulqizë.

I bëjmë thirrje SPAK të sekuestrojë pamjet e kamerave në zonë, dhe të hetojë ngjarjen ku janë dhunuar kryetari dhe përfaqësues së PD Bulqizë. Bërja palë e Policisë në ngjarjen kriminale të goditjes së opozitës, shtohet edhe më shumë për faktin se Drejtori i policisë së Dibrës ka lidhje familjare me Jeton Danin, babai i kandidatit të Partisë Socialiste. I bëjmë thirrje punonjësve të bashkive dhe policisë që të mos intimidoni dhe kërcënoni qytetarët. Sigurojmë qytetarët e Bulqizës dhe të gjithë Dibrës se këto manipulime të Partisë Socialiste dhe policisë së shtetit nuk do të na trembin./vizionplus.tv 

Posted Under:
Kryesoret Politike Vendi
Tagged:
Diber kalosh murra Xhelal Mziu

Nga e njëjta kategori

Begaj: Efektivët e FA meritojnë mirënjohje, po luftojnë me flakët

më shumë...

Mbyllet dita e 74 e protestës, nis marshimi në rrugë

më shumë...

Karaburun/ Ndërtuan pa leje në Shën Jan, arrestohet njëri prej ndërtuesve dhe shpallet në kërkim ortaku i tij

më shumë...

Kërcënon transporti urban: S’kemi marrë kompesimin për naftën, do reduktojmë autobusët!

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

10:40

Zjarr i përmasave të mëdha në Vaun...

10:29

Begaj: Efektivët e FA meritojnë mirënjohje, po...

10:19

Situatë alarmante nga zjarret në Tiranë, flakët...

10:11

Zelensky: Disa rajone u rikthyen nën kontrollin...

10:11

Nëse doni të kujdeseni për zemrën, ekspertët...

10:04

Mbyllet dita e 74 e protestës, nis...

9:45

Bullgaria po mendon kufizimin e përdorimit të...

9:34

A duhet ta lajmë fytyrën çdo mëngjes?

9:16

Situata e zjarreve në vend, Ministria e...

8:44

Zjarr në Zhejë të Kurbinit, flakët përparojnë...

8:41

Karaburun/ Ndërtuan pa leje në Shën Jan,...

8:30

Po përpiqeni t’i forconi dhe t’u jepni...

8:07

Spektakël në qiell! Eklipsi total i Diellit...

7:36

Kërcënon transporti urban: S’kemi marrë kompesimin për...

6:46

“Hipi makinës ik”, situatë apokaliptike në Daias:...

6:30

Tension, debate dhe nxjerrje nga salla, Vizion...

6:27

Zjarret në Krujë, nis evakuimi i banorëve...

6:22

“Shqipëria e para në botë për sigurinë...

6:21

Zelensky: Ukraina ka rimarrë 745 km katrorë...

6:00

Tiranë/ Zjarr i përmasave të mëdha në...

Më të klikuarat

  • “Ishte çështje nderi”, 36-vjeçari vret gruan dhe kunatin, dy...
  • Tension, debate dhe nxjerrje nga salla, Vizion Plus zbardh p...
  • Risi në aeroportin e Rinasit për nënat me fëmijë dhe gratë s...
  • E mërkura e “Ferrit”, nesër pritet të jetë dita më e nxehtë...
  • Sot eklipsi diellor, spektakëli qiellor i vëzhgueshëm edhe n...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.