U ndje keq gjatë gjyqit në Tiranë, ndërron jetë në spital avokati

Avokati Gjovalin Ulndreaj ka ndërruar jetë. Mësohet se gjatë një seance në Gjykatën e Apelit, ai ka shfaqur probleme shëndetësore, duke sjellë ndërprerjen e menjëhershme të procesit. Personat e pranishëm ofruan ndihmën e parë deri në mbërritjen e shërbimit të Urgjencës nga QSUNT Tiranë.
Pavarësisht përpjekjeve për ta shpëtuar, avokati fatkeqësisht ka humbur jetën në ambientet e spitalit.
Trupa gjyqësore e Gjykatës dhe stafi administrativ kanë shprehur ngushëllime të thella për familjen dhe të afërmit e të ndjerit, duke vlerësuar kontributin e tij të çmuar në procesin e dhënies së drejtësisë.
Njoftimi:
Sot në datë 28.01.2025, rreth orës 12:00, në një prej sallave të gjykimit të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, po zhvillohej një gjykim penal ku merrte pjesë në cilësinë e mbrojtësit edhe avokati z. Gjovalin Ulndreaj, anëtar i Dhomës së Avokatëve Shkodër.
Gjatë zhvillimit të gjykimit, avokati ka shfaqur probleme serioze shëndetësore, duke sjellë ndërprerjen e menjëhershëm të procesit dhe dhënien e ndihmës së parë nga personat e pranishëm, deri në mbërritjen e shërbimit të Urgjencës QSUNT Tiranë.
Në vijim të komunikimit me familjarët e avokatit, u bë me dije se, fatkeqësisht avokati kishte ndërruar jetë në ambientet e spitalit.
Trupa gjyqësore e kësaj Gjykate dhe stafi administrativ, duke vlerësuar kontributin në procesin e dhënies së drejtësisë, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta të afërmve të të ndjerit avokatit Gjovalin Ulndreaj.




