E shtunë, 10 Tetor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

U konfliktua fizikisht me një qytetar gjatë detyrës, arrestohet efektivi i policisë në Dibër

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Kukës – Dibër) ka vënë në pranga V. A., punonjës policie me detyrë N/Specialist në Seksionin e Hetimit dhe Zbatimit të Masave Plotësuese e Kontrollit të Territorit, në Komisariatin e Policisë Kufitare Dibër.

Arrestimi i tij u krye në flagrancë, pas hetimeve të para që ngritën dyshime të arsyeshme dhe të bazuara në prova, se më 2 korrik 2025, rreth orës 01:30, në Pikën e Kalimit Kufitar Bllatë, gjatë ushtrimit të detyrës, V. A. është përfshirë në një konflikt fizik me shtetasin F. K., banues në Dibër, duke ushtruar ndaj tij veprime arbitrare në kundërshtim me ligjin.

Reklamë

Ndaj efektivit rëndojnë dyshime për kryerjen e veprave penale: “Shpërdorim i detyrës”- “Kryerja e veprimeve arbitrare”.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme hetimore.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë