E martë, 29 Shtator 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

U kap me doza kokaine gati për shitje, arrestohet 24-vjeçari shqiptar

Një 24-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane, pasi u kap me doza kokaine.

Gjatë një patrullimi, oficerët vunë re makinën e tij në “Strada Tuderte”. Kur pa karabinierët, i riu përshpejtoi dhe më pas ndaloi në anë të rrugës, në një përpjekje për t’u shmangur kontrollit.

Reklamë

Pas ndalimit, kontrolli i automjetit dhe i personit zbuloi një çorape me 16 doza kokaine (rreth 16 gramë), 255 euro cash dhe një telefon celular.

Shqiptari u arrestua për posedim të lëndëve narkotike me qëllim shpërndarjen dhe u mbajt në paraburgim. Gjykata vendosi që i ndalohet të banojë në rajonin e Umbrias dhe urdhëroi dëbimin e tij nga Italia.

Vazhdo të lexosh

Reklamë