Gjykata e Durrësit la në burg 32-vjeçarin Elidon Çela, i cili u kap pak ditë më parë në port me 522 mijë euro.Gjyqtari i çështjes Paulin Cera pranoi kërkesën e prokurorisë që i akuzuari të mbahet në gjendje arresti derisa te zbulohet se kujt I perket shuma e eurove të sekuestruara.
Gjatë seances 32-vjeçari deklaroi se shuma i përket atij pasi janë kursime të vendosura përgjatë viteve nga bizneset që ka në Itali. Pretendim ky që nuk e ka bindur trupin gjykues. Ndërkohë avokati mbrojtës tha se vendimin do ta ankimojnë në gjykatën e Apelit.
GRAMOZ LIKA
AVOKAT
Fakti qe u ngrit ndryshimi per vepren penale pastrim produkteve, shoferi do qendroj ne burg deri ne sqarimin e rrethanave. Gjithesesi vendimi eshte objekt ankimi ne gjyjaten e Apelit.
Ndërkohë dy ndihmësit e Elidon Çelës u lanë të lirë nga gjykata pasi nuk kishin dijeni për shumën e eurove dhe sendet e tjera që u kapën në portin e durrësit nga policia. Parate u zbuluan në autobusin e linjës Padova – Lushnje, në pronësi të Elidon Çelës.