Një grup personash nga Elbasani dhe Vlora kanë tentuar të mashtrojnë një biznesmen në Tiranë.

 

Ata janë prezantuar si përfaqësues të një zyrtari të lartë të shtetit, duke u përpjekur t’i merrnin  70 mijë euro.

 

Pas hetimit të këtij rasti policia ka arrestuar 4 autorët: Xhonatan Xhaferri, Leonard Xhika, Petro Ferzaj dhe Mikel Panxhi. Ndërsa në kërkim janë shpallur dy të tjerë: Florian Gjergji dhe Xhensil Qefa.

 

40-vjeçari Florian Gjergji, i cili dyshohet se ndodhet në gjermani, besohet të jetë koka e grupit të mashtruesve, i akuzuar edhe më pare për të njëjtën vepër penale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *