Policia ka arritur të zbardhë shkakun e vdekjes se 48-vjeçarit Elton Tahiri, që u gjet pa shenja jete në datën 13 shkurt në përroin e Limuthit në Bërxull.

 

Sipas bluve, 48-vjeçari ka qenë në banesën e shokut të tij Madjel Husa.

 

Ata  kishin ardhur bashkë nga Gjermania para pak kohësh, të deportuar. Natën e ngjarjes, dy shokët ishin në shtëpinë e Husës ku kanë konsumuar kokainë dhe heroinë.

 

48-vjeçari ka ndërruar jetë për shkak të mbidozës, ndërsa shoku i tij Madjel Husa e ka mbajtur disa ditë në banesë dhe më pas e ka futur në makinë dhe e ka dërguar në Bërxullë.

 

Në deklarime Husa ka thënë se e ka mbajtur nga frika se mund të akuzohej.

 

Policia e ka arrestuar këtë të fundit, i cili akuzohet për moskallëzim të krimit.

 

Zbardhet shkaku i vdekjes së 48-vjeçarit që u gjet i pajetë në datën 13.02.2023, në afërsi të përroit të Limuthit, në Bërxullë.

 

Nga veprimet hetimore dyshohet se 48-vjeçari ka ndërruar jetë gjatë kohës që ka qenë duke konsumuar droga të forta, bashkë me shokun e tij, në banesën e këtij të fundit.

 

Vihet në pranga shtetasi M. H. (shoku i 48-vjeçarit),  pasi nuk kallëzoi në Polici, për ngjarjen, dhe transportoi trupin e pajetë të shokut të tij, nga banesa në afërsi të përroit të Limuthit.

 

Sekuestrohen sende që dyshohet se janë përdorur nga këta shtetas, për konsumimin e lëndëve narkotike, në banesë, si dhe automjeti i përdorur për transportimin e trupit të pajetë të 48-vjeçarit.

 

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ndaj Jetës në DVP Tiranë, pas ngjarjes së ndodhur në datën 13.02.2023, në afërsi të përroit të Limuthit, në Bërxullë, ku u gjet një kufomë e seksit mashkull, më një dokument identifikimi me gjeneralitetet E. T., 48 vjeç, kanë organizuar menjëherë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

 

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi E. T., 48 vjeç ka ndërruar jetë gjatë kohës që ka qenë duke konsumuar lëndë narkotike kokainë dhe heroinë, bashkë me shokun e tij, shtetasin M. H., 47 vjeç, në banesën e këtij të fundit. 

 

Më pas dyshohet se shtetasi M. H. e ka transportuar me automjet dhe e ka lënë trupin e pajetë të 48-vjeçarit, në afërsi të përroit të Limuthit, në fshatin Bërxull, Tiranë. 

 

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit M. H., shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar sende që dyshohet se janë përdorur për konsumimin e lëndëve narkotike dhe automjeti i përdorur nga shtetasi M. H., për transportimin e trupit të pajetë.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *