E martë, 13 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

U fut me makinë brenda lokalit dhe plagosi 3 klientë, lirohet nga qelia shqiptari, ja kushti për të

Shoferi shqiptar që shkaktoi aksident pak ditë më parë në Selanik është liruar nga qelia.

Gjykata vendosi lirimin e tij me kushtin për të mos u larguar nga vendi.

Reklamë

Seanca e radhës do të mbahet javën tjetër, ku pritet që të pranishëm të ketë edhe dëshmitarë.

Prokurori kishte ngritur akuzën kundër tij për drejtim mjeti të rrezikshëm, dëmtim trupor nga pakujdesia dhe drejtim nën ndikimin e alkoolit.

Reklamë

Incidenti ndodhi afërsisht në orën 1.10 të mëngjesit të së dielës, kur makina e drejtuar nga burri me origjinë shqiptare përfundoi brenda tavernës, duke zvarritur tavolina dhe klientë. Tre persona u plagosën nga përplasja dhe u desh të transportoheshin në spital për ndihmën e parë.

Sipas rrëfimeve të dëshmitarëve okularë, vazot e vendosura rreth perimetrit të dyqanit dyshohet se luajtën një rol vendimtar në ndalimin e automjetit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.