E hënë, 16 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:15 Në vijim ora 13:15: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 13 minuta më parë
Bota

U frikësua nga patrulla e policisë dhe u largua me shpejtësi, 23-vjeçari shqiptar ndërron jetë tragjikisht në Itali, makina u përplas me pemën

Një i ri me origjinë shqiptare, që tentoi t’i shpëtonte kontrollit të policisë ka ndërruar jetë tragjikisht.

Ngjarja ka ndodhur në Treviso, Itali ditën e djeshme. Sipas mediave italiane, në momentin që pa patrullën e karabinierëve, 23-vjeçari u largua me shpejtësi me makinën e tij dhe pas disa metrash u përplas me dy pemë. Përplasja ishte aq e fortë, sa Kevin ndërroi jetë në vendin e ngjarjes.

Sipas policisë, dyshohet se i riu kishte disa doza kanabisi me vete, të cilat u gjetën të shpërndara pranë makinës së shkatërruar.

Reklamë

Aksidenti ndodhi në zonën e San Giovanni-t, ku i riu hasi një patrullë karabinierësh. Sapo i pa, ai u largua me shpejtësi, megjithëse oficerët nuk e ndoqën.

Arratisja e tij, për fat të keq, përfundoi pak më vonë në një përplasje të tmerrshme. I riu, me origjinë shqiptare, deri vonë kishte jetuar në Motta di Livenza me prindërit e tij. Ai ishte zhvendosur së fundmi në Friuli Venezia Giulia, në Pordenone./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë