Trupi i Rayyan Alwan, 24-vjeçares palestineze e vrarë në Tiranë, është tërhequr nga avokati. Rayyan Alwan është dërguar fillimisht në Liban dhe më pas është varrosur në Gjermani më 11 prill, vendi ku ajo kishte jetuar dhe ndërtuar jetën e saj të pavarur.
Rayyan Alwan, një vajzë 24-vjeçare me origjinë palestineze që jetonte në Gjermani, humbi jetën në mënyrë tragjike në Shqipëri më 22 shkurt 2025. Ajo kishte mbërritur në Tiranë më 19 shkurt, së bashku me të atin, Fadi Alwan, 49 vjeç, me dokumente greke dhe bileta udhëtimi të lidhura me identitet nga Kosova. Ata u vendosën në një apartament në rrugën “Gjon Muzaka”, ku nuk dorëzuan dokumente identifikimi.
Fqinjët, të cilët dyshuan për marrëdhënien e tyre për shkak të mënyrës së sjelljes, njoftuan autoritetet pas zhdukjes së çiftit për disa ditë. Trupi i masakruar i Rayyan u gjet nga policia në apartament, me dyshime se ishte vrarë disa ditë më parë.
Fadi Alwan është shpallur në kërkim dhe dyshohet se ka ikur në Liban. Hetimet tregojnë për konflikte të vazhdueshme mes Rayyan dhe familjes, për shkak të stilit të saj të lirë të jetesës dhe refuzimit të normave tradicionale fetare. Nëna e saj kishte denoncuar kërcënime të përsëritura dhe pagesa për ta ndihmuar vajzën, por nuk përjashtoi mundësinë që këto kërcënime të ishin të sajuara.
/vizionplus.tv