Subscribe

Një 48-vjeçar është ekzekutuar me armë zjarri këtë të hënë në qendër të Rrëshenit, në sy të fëmijëve të cilët ndodheshin në makinë.

 

Sipas informacioneve Armando Gjinit, që ndryshe njihej edhe si Tonin Gjini, në muajin Maj i është vendosur lëndë eksplozive në makinë, e cila ka shpërthyer, por nuk pati të dëmtuar në njerëz.

 

48 vjeçari  Gjini, është i njohur për drejtësinë si pjesë e grupit të Met Kananit. Ai ishte arrestua vitin e kaluar në datë 12 maj si pjesë e grupit të baronit të drogës dhe qendroi në burg për rreth një vit.

 

Met Kanani njihet nga mediat turke si “Eskobari shqiptar” për shkak të famës që ai ka marrë atje si koka e një rrjeti të madh të trafikut të lëndëve narkotike përfshirë edhe heroinë e kokainë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *