Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
19 June 2026
Vizion fokus

Plagosja në Tiranë, policia: Ja si ndodhi ngjarja, të...

Plagoset me thikë një person në Tiranë

“Skandal me hotelin Zig-Zag”, Berisha: Isa Aliu përfitoi tokën...

Padia e Veliajt ndaj Ols Dados, shtyhet seanca në...

Padia ndaj prokurorit Ols Dado, Veliaj mbërrin në Gjykatën...

34-vjecari u vra me plumb pas koke, vijon kërkimi...

“Më luti të bëja foto me të, më erdhi...

Mes shqetësimeve ndërkombëtare, Serbia në prag të ratifikimit të...

Rama mbledh nesër grupin e PS, zbardhet axhenda, çfarë...

Përplasja me protestuesit, reagon Ardit Bido pas tensioneve jashtë...

U arrestua sot në Dubai, si Martinaj, Ndoka dhe Shullazi planifikuan të “hiqnin qafe” Durim Bamin: Do bëjë festë policia kur ta vrasim

12 Qershor 11:24

Durim Bami, i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Revanshi” është arrestuar ditën e sotme në Dubai me qëllim ekstradimin drejt vendit tonë. Bami akuzohet për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kultivim i lëndeve narkotike”, dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale, ose grup i strukturuar kriminal”.

Konkretisht, Durim Bami akuzohet se ka siguruar kushtet për të vrarë Arben Ndokën, Tori Xhecukën dhe Erigers Mihasin. Por Bami gjithashtu ka qenë shënjestër e grupeve kundërshtare për ta ekzekutuar.

Lexo edhe :

Related Posts

Arrestohet në Dubai Durim Bami, akuzohet për vrasje, grup të strukturuar kriminal dhe kultivim droge
Nga Emiljano Shullazi te Gjergj Cukali, Apeli i Posaçëm lë në burg 12 të arrestuarit
Në kërkim nga SPAK, Ministria e Drejtësisë kërkesë autoriteteve arabe për ekstradimin e Durim Bamit
Vëllezërit Bami shoqërohen në policinë e Dubait

Në dosjen e SPAK prokurorët radhisin provat e siguruara nga komunikimet në Sky ECC mes personazheve të njohur të krimit.

Në njërin prej këtyre komunikimeve në SKY spikat ai mes Ervis Martinajt dhe ish-deputetit të PS, Arben Ndoka, të cilët flasin për ekzekutimin e Durim Bamit.

Në dosje theksohet se Arben Ndoka i siguron Martinajt se ka gjetur një “grup nga Kosova që të mbarojnë punë”, ndërkohë që Martinaj e siguron Ndokën se shpenzimet do t’i heqë ai.

Më tej Ndoka thekson se “ata duan vetëm një paradhënie për shpenzime fillestare si shtëpi, armë, makina, por të mbarojnë punë”.

Sipas SPAK, ndërkohë që Martinaj dhe Ndoka sigurojnë infrastrukturën për vrasjen e Durim Bamit, Emiljano Shullazi merr informacione nga burgu për lëvizjet e tij. Shullazi komunikon me Marklen Hakën për vendndodhjen e Durim Bamit, ku në një moment e pikasin atë në zonën e Oxhakut në Tiranë.

“Për atë do të bëjë edhe policia festë kur ta heqim, nuk merren me hetime me gjëra”, thekson në njërin prej komunikimeve Emiljano Shullazi ndaj Marklen Hakës.

“Mos i thuaj Vis Martinajt”

Ndërkohë që merr informacione nga Marklen Haka në lidhje me lëvizjet e Durim Bamit, Emiljano Shullazi ia komunikon ato ish-deputetit Arben Ndoka. Shullazi i shkruan Ndokës se “kam një njeri që më jep informacione për Durin (Durim Bamin)”, por nuk i thotë së bëhet fjalë për Marklen Hakën.

Ndërkohë, ndër të tjera, Shullazi i kërkon Ndokës që të mos flasë me Ervis Martinajn që kishin kontakt bashkë pasi sipas tij kjo do të dëmtonte planin për heqjen qafe të Durim Bamit.

Sipas informacioneve që merr Shullazi dhe ia kalon Ndokës, Durim Bami ka dy makina me të cilat lëviz. Njëra është një makinë e blinduar dhe tjera një Range Rover, me të cilën më pas do t’i bënin atentat.

“Mua më thanë që e kanë parë në Gjirin e Lalzit. Madje lëviz edhe nëpër Tiranë te bar A.. te Oxhaku e kanë parë. Lëviz lirshëm ai”, shprehet ndër të tjera Shullazi në lidhje me Durim Bamin.

Më herët, Shullazi i thotë Marklen Hakës se Redjan Rraja që është në burg flet me të tjerët dhe thotë se “Durim Bami është më i forti në Fushë Krujë”, ndërsa ndër të tjera kërkon edhe angazhimin e Albert Zajes për ekzekutimin e Bamit.

“Ngreje pak atë Bertin se aty te bilardoja ja gjen terëzinë se s’ka kamera”, thuhet ndër të tjera në dosjen hetimore të SPAK.

Pas Durimit vrasim dhe Valterin

Proukurorët e SPAK kanë zbuluar edhe biseda mes Arian Tukut dhe ArbenNdokës në lidhje me vrasjen e Durim Bamit, por edhe të Valterit, vëllait të tij. Mes të tjerash, Tuku i thotë Ndokës në një bisedët të bërë në korrik 2020, se “me kismet zotit, bëjmë pastrim total deri në shtator dhe ua shuajmë rracën” duke iu referuar Durim dhe Valter Bamit. Tuku thotë se duhet që pas Durimit të ekzekutohet deh Valter Bami pasi “mund të marrë azil diku dhe zhduket”./vizionplus.tv

Posted Under:
Kronike Kryesoret Vendi
Tagged:
Arben Ndoka Durim Bami ervis martinaj

Nga e njëjta kategori

Tenderi i rrugës Korçë-Ersekë dhe Ujësjellësi i Kolonjës, SPAK dërgon për gjykim kryebashkiakun Erion Isai dhe 11 të tjerë

më shumë...

Plagosja në Tiranë, policia: Ja si ndodhi ngjarja, të lënduarit jashtë rrezikut për jetën. Në kërkim autori

më shumë...

Dita e 19-të e tubimit në Tiranë, procedohen penalisht 27 protestues

më shumë...

Plagoset me thikë një person në Tiranë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

4:05

Tenderi i rrugës Korçë-Ersekë dhe Ujësjellësi i...

3:40

Plagosja në Tiranë, policia: Ja si ndodhi...

3:36

Dita e 19-të e tubimit në Tiranë,...

3:29

Plagoset me thikë një person në Tiranë

3:25

“Skandal me hotelin Zig-Zag”, Berisha: Isa Aliu...

3:05

Dy vajzat e mitura u mbytën në...

3:05

Padia e Veliajt ndaj Ols Dados, shtyhet...

2:54

Klasat e nënta testohen për gjuhën, 29...

2:51

Tragjedi në bregdetin e Tales, mbyten dy...

2:44

Vrasja e ish policit Santiago Malko, Apeli...

2:34

Ekspozita “Kujtesa e kohës”, të rinjtë në...

2:24

Festivali “Triangle” në Durrrës, muzikë dhe ekspozitë...

2:18

Shpallen rezultatet e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë...

2:02

Padia ndaj prokurorit Ols Dado, Veliaj mbërrin...

2:01

34-vjecari u vra me plumb pas koke,...

1:58

Si të bëni valixhen perfekte: 5 këshilla...

1:36

“Më luti të bëja foto me të,...

1:26

Mes shqetësimeve ndërkombëtare, Serbia në prag të...

1:12

Rama mbledh nesër grupin e PS, zbardhet...

12:42

Siguria rrugore dhe menaxhimi i trafikut për...

Më të klikuarat

  • Horoskopi nga Meri Gjini: Trekëndëshi i fuqishëm Mërkur–Mars...
  • “Ka laborator kokaine në Kolumbi”, Artan Hoxha: Kush është s...
  • “Më vdiq vajza 2-vjeçe”, Susaj: Nuk do ua fal kurrë kolegëve...
  • Detaje/ Trupin ja kishte hedhur në humnerë, zbulohet vendi k...
  • I zhdukur prej dy javësh, gjendet trupi i Eglant Koçit
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.