E diel, 4 Tetor 2026 Zilia deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

U arratis dy muaj më parë nga burgu i Lezhës, arrestohet në Tiranë Daut Laze

Është arrestuar nga policia e Tiranës, Daut Laze. 49-vjeçari u arratis nga burgu i Lezhës në 4 shkurt të këtij viti.

Policia njofton se bazuar nga informacionet e marra nga inteligjenca policore, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në Astir, u bë kapja e shtetasit të shpallur në kërkim Daut Laze, 49 vjeç, banues në Astir.

Reklamë

Njoftimi:

Kapet nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, shtetasi Daut Laze, 49 vjeç, i cili u arratis nga Institucioni i Posaçëm Mjekësor në IEVP Lezhë, me datë 04 shkurt 2025.

Bazuar nga informacionet e marra nga inteligjenca policore, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në Astir, u bë kapja e shtetasit të shpallur në kërkim Daut Laze, 49 vjeç, banues në Astir.

Ky shtetas, me datë 04 shkurt 2025, u arratis nga Institucioni i Posaçëm Mjekësor në IEVP Lezhë.

Veprimet e metejshme do të kryhen nga Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë

Vazhdo të lexosh

Reklamë