Vokalisti i “Maneskin”, Damiano David u pyet në një intervistë nëse mendonte t’i padiste gazetarët francezë që spekuluan se ai kishte konsumuar lëndë narkotike në finalen e “Eurovision 2021”.

 

“Jo, sepse për mua çështja nuk është hapur kurrë. Ishte thjesht një skeç komik i madh, i stilit Zelig. Nëse më kërkojnë falje, unë jam gati ta pranoj. Por tani të gjithë ne jemi të interesuar të festojmë, përkundër atyre që u përpoqën të na pengonin. Ne jemi duke shkruar këngë të reja dhe duke punuar për datat e turneut. Për vitin 2022 ka tashmë dy data në Gjermani”, tha Damiano.

 

Pas fitores, në rrjetet sociale qarkulloi një video ku u hodhën dyshime se Damiano kishte marrë kokainë. Mirëpo, ai rezultoi negativ në testin e kryer.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *