Gjykata e Apelit e Krimeve të Rënda ka shpallur të pafajshëm, ish-drejtorin e Burgjeve, Artur Zoto.

 

Zoto pasditen e kësaj të mërkure ka lënë qelinë e burgut në Vaqarr, pasi u shpall i pafajshëm në lidhje me akuzën për korrupsion dhe abuzim me tenderët e ushqimeve në burgje.

 

Ndërkohë Zoto ishte dënuar me 5 vjet burg dhe 5 vjet heqje të së drejtës për funksione publike nga Gjykata e Shkallës së Parë. Avokati i Artur Zotos, Ardian Leka tha se vendimi i Apelit ishte i pritshëm, pasi klienti i tij është  pafajshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *