Kjo është një stërvitje për menaxhimin dhe shpërndarjen e turmave.
Trajnerët që po instruktojnë Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë nuk janë shqiptarë.
Ata janë efektivë të policisë turke të specializuar për trajnimin e uniformave blu për reagimin në situata trazirash, protestash apo konfliktesh të ndryshme.
Kjo nuk është hera e parë që policia shqiptare asistohet nga policia turke në stërvitje të ndryshme, ndërsa forcat e ndërhyrjes së shpejtë këtë të martë u vizituan edhe nga deputetët e komisionit parlamentar për sigurisë kombëtare.
Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë janë reparti që ka mbajtur edhe peshën më të madhe të punës gjatë protestave të muajve të fundit, disa prej të cilave të dhunshme.
Nuk dihet nëse stërvitja nga trajnerët turq ka lidhje me situatën në vend dhe paralajmërimin për protesta të tjera ndërsa gjatë tubimeve të kaluara dhjetëra efektivë të këtij reparti kanë mbetur të lënduar.