E premte, 9 Tetor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Ekonomi

“Turizmi, jo sipas pritshmërive”, operatorët: Reklama që Shqipëria është destinacion i lirë, e gabuar

Ndonëse shifrat si 6-mujor shënuan një rritje të lehtë me 5% të numrit të turistëve të huaj, korriku, muaji që konsiderohet si piku i sezonit, duket se nuk është sipas pritshmërive. Operatorët turistikë thonë se reklama e madhe që është bërë në tregje ndërkombëtare, se Shqipëria është një destinacion i lirë, është e gabuar. Vetë operatorët thonë se në pikun e sezonit, Shqipëria nuk ofron një sezon me çmime të drejta.

“Sot turistët vijnë në një vend që është reklamuar si “Maldivet e Europës”, ndaj nga këto reklamime, deri diku turistët mund të ndihen të zhgënjyer, pasi Shqipëria nuk është aq e lirë sa pretendohet. Duke parë që çmimet janë njësoj si në Greqi dhe Mal të Zi, turistët apo kosovarët shkojnë në Itali” – tha Xhimi Lama, operator turistik.

Reklamë

“Në disa destinacione ne nuk jemi konkurrues. Në sezon të lartë kemi një ekstrem të rritjes së çmimeve në raport me sezonin e ulët dhe s’kemi balancim të çmimeve. Para dhe pas sezonit kemi dyndje dhe në mes të sezonit kemi një stepje. E kuptoj që bizneset duan të fitojnë, por duhet gjetur një balancim i çmimeve” – tha Astrit Kurti, operator turistik.

Sipas bizneseve të fushës, sfida më e madhe e turizmit shqiptar është si të përmirësohet në shërbim dhe të jetë konkurrues me vendet përreth.

Reklamë

“Një nga problemet është transporti. E vetmja mundësi që një turist të shkojë në një destinacion është marrja e makinës me qira dhe kjo krijon kaos. Tek ne s’ka parkingje. Për të shkuar në Ksamil duhen 30-40 minuta për të gjetur parkim. Kjo është Shqipëria me të cilën përballet një turist i huaj. Më vjen keq ta them, por bashkitë janë jashtë funksionit, nuk e menaxhojnë dot territorin.

Shqipëria ka më shumë turistë se një vit më parë, por ata janë të shpërndarë. Turizmi i organizuar është më mirë se një vit më parë. Ndërsa ata që vijnë të paorganizuar janë të shpërndarë. Ndaj shohim plazhe bosh.”

Bizneset thonë se Shqipëria do të vijojë të jetë në fokusin e turistëve europianë për shkak edhe të pozicionit gjeografik. Por sipas tyre, turistët do të vijnë për të eksploruar vendin, por nuk do të zgjedhin Shqipërinë si një destinacion të lirë turistik.

/vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë