E premte, 13 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Tuneli i Llogarasë vijon të funksionojë pa pagesë, kur nis tarifimi

Edhe pse data 15 shtator ishte parashikuar fillimisht si momenti i nisjes së pagesës për kalimin në Tunelin e Llogorasë, ky afat është shtyrë deri në përfundimin e punimeve, që pritet të finalizohen në fund të këtij muaji.

Deri më tani bëhet me dije se janë realizuar rreth 70% e punimeve, ndërkohë që ende nuk është përfunduar struktura teknike për aplikimin e tarifës.

Tarifa e parashikuar do të jetë 250 lekë për një kalim të vetëm, ndërsa për vajtje-ardhje do të aplikohet çmimi prej 500 lekësh të rinj.

Gjatë gjithë sezonit turistik, tuneli ka funksionuar pa pagesë, ashtu si edhe vitin e kaluar kur u hap për herë të parë për qarkullimin e automjeteve.

Reklamë

Me përfundimin e punimeve, në fund të shtatorit, pritet që pagesa të bëhet funksionale nëpërmjet tri kabinave që do të vendosen në hyrje të tunelit, të pajisura me sistemet përkatëse për pagesë automatike ose manuale.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë