Presidenti amerikan, Donald Trump duket se vazhdon të distancohet nga këshilltari i tij kontrovers strategjik, Stephen Bannon, kritik i ashpër i establishmentit dhe elitave që shfaqen gjithnjë e më shumë të mënjanuara.

 

”Stephen Bannon është një djalë i mirë, por u kam thënë atyre, rrethit tim, t’i tërheqin vëmendjen ose do ta bëj unë”, konfirmoi presidenti amerikan në një intervistë për gazetën “New York Post” publikuar sot.

 

I emëruar drejtor i përgjithshëm i fushatës së Donald Trump në gusht 2016, Steve Bannon, 63 vjeç, e ka drejtuar qartë mesazhin e kandidatit republikan.

 

Dhe pas fitores së Donald Trump në muajin nëntor , emërimi i tij si këshilltar i lartë në Shtëpinë e Bardhë u kritikua nga shoqatat antiraciste dhe demokratët.

 

“Më pëlqen Steve, por duhet të kujtoheni që ka ardhur shumë vonë në ekipin tim të fushatës”, theksoi Trump.

 

Humbja e parë për Bannon ndodhi javën e kaluar kur humbi vendin e tij në Këshillin e Sigurisë Kombëtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *