E hënë, 16 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 29 minuta më parë
Bota

Trump u premton udhëheqësve arabë se nuk do ta lejojë Izraelin të aneksojë Bregun Perëndimor

Presidenti Donald Trump u premtoi udhëheqësve arabë gjatë një takimi se nuk do të lejonte kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu të aneksonte Bregun Perëndimor, raporton Politico.

Trump ishte i vendosur për këtë temë dhe presidenti premtoi se Izraelit nuk do t’i lejohej të aneksonte Bregun Perëndimor, i cili qeveriset nga Autoriteti Palestinez, jo nga Hamasi.

Pavarësisht garancisë së Trump, një armëpushim për t’i dhënë fund luftës gati dyvjeçare të Izraelit kundër Hamasit nuk ishte aspak afër.

Sipas Politico, Trump dhe ekipi i tij paraqitën një dokument që përshkruante planin e administratës për t’i dhënë fund luftës.

Reklamë

Trump u tha gazetarëve përpara takimit të tij me tetë vende arabe në selinë e Kombeve të Bashkuara se ky ishte takimi “më i rëndësishmi” i ditës, por ai u largua pa folur me gazetarët dhe pjesëmarrësit ende nuk kanë dhënë ndonjë njoftim zyrtar në lidhje me përmbajtjen e bisedës së tyre.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan e përshkroi takimin si “të frytshëm” të martën në mbrëmje gjatë një interviste në Fox News Channel, por nuk dha hollësi.

Erdogan dhe Trump do të takohen përsëri në Shtëpinë e Bardhë të enjten.

Shtëpia e Bardhë nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë