E diel, 29 Nëntor 2026 Kartonat e Mengjesit deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Megi dhe Bianka Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Trump: Të nderuar që na bashkohet kryeministri i Shqipërisë Edi Rama! Osmani po bën një punë të mirë

Presidenti i SHBa-së Donald Trump përshëndeti të gjithë pjesëmarrësit në Bordin e Paqes, ndërsa përshëndeti kryeministrin Edi Rama duke shprehur nderim për prezencën e tij.

Trump gjithashtu tha për presidenten e Kosovës Vjosa Osmani se po bën një punë shumë të mirë.

“Bordi i Paqes është me liderë shumë të respektuar. Jemi të nderuar që na bashkohet kryeministri Rama, kryeministri shqiptar, presidenti i Argjentinës, aleati i Donald Trump, të cilin e kam mbështetur gjatë zgjedhjeve. Tani mbështes liderë të huaj, përfshirë Viktor Orban, që është këtu”, tha Trump.

“Presidentja Osmani e Kosovë, faleminderit shumë që je këtu, po bën një punë shumë të mirë”, shtoi Trump

Vazhdo të lexosh

Reklamë