Presidenti Donald Trump dallohet për qasjen jomiqësore ndaj disa mediave amerikane por këtë herë shtëpia e bardhë ka shënjestruar Zërin e Amerikës. Transmetuesi 75 vjecar i lajmeve të huaja të financuara nga Shtetet e Bashkuara është akuzuar për forcimin e propagandës kineze.

 

“Zëri i Amerikës harxhon paratë tuaja për të folur për regjime autoritare. Tatimpaguesit amerikanë po paguajnë propagandën e vetë Kinës.Turp! “-shkroi në tëitter Dan Scavino, drejtori i mediave sociale të Presidentit Trump.

 

Bashkëngjitur ai shpërndau një video të transmetuar nga zëri i amerikës ku shfaqej festa e rihapjes së qytetit Uhan pas tejkalimit të pandemisë. Ndër akuza të tjera thuhet se Zëri i Amerikës mbështetej në statistikat e palejueshme të qeverisë kineze në disa raportime.

 

Për këtë betejë që u zhvillua në rrjetet sociale, shtëpia e bardhë nuk pranoi të komentonte por drejtoresha e Zërit të Amerikës, Amanda Bennett u përgjigj duke thënë se Presidenti Trump nuk duhet të minojë absolutisht përpjekjet e medias për të bërë punën e vet në një kohë kur njerëzit po përballen me vdekjen. Bennet citoi disa kronika të realizuara nga gazetarët që sipas saj tregojnë qartë objektivitetin dhe vërtetësinë e ngjarjeve.

 

Në një konference për shtyp më 19 mars, presidenti Donald Trump akuzoi edhe media të tjera për lajme të rreme dhe korrupsion.

 

“Cuditem kur lexoj uall street journal i cili është gjithmonë aq negativ, më ndodh e njëjta gjë me Ëashington post dhe me neë York times që nuk mund ta lexoj dot. Janë radhitur në anën e Kinës dhe jo vetëm, cdo gjë e bëjnë gabim, fake dhe në mënyrë të korruptuar. Nga të gjithë ju që jeni të pranishëm vetëm dy tre perosna më pëlqejnë në të vërtetë.”

 

Ky nuk është rasti i parë që kreu i Shtëpisë së Bardhë nuk i kursen kritikat dhe pakënaqësinë ndaj gazetarëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *