Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
11 December 2025
Vizion fokus

Kopliku: Nuk na duhet një kryeprokuror i SPAK që...

Përplasje e fortë në QUO VADIS / Grimci: Pres...

Debat në studio/ Muharremi: Shpresoj të zbardhet 21 janari....

Deputeti socialist akuza opozitës: Keni fyer emigrantët dhe çamët,...

Zgjedhja e kreut të ri të SPAK, Kaziaj: Ishte...

Orban: Donald Trump ka një vizion të qartë për...

Planin i paqes, Zelensky: Ekziston mundësia e një referendumi...

Begaj uron Brahon për zgjedhjen në krye të SPAK:...

EMRAT/ Operacioni “PROVAT”, gjenden arsenal armësh në banesat e...

Polonia do të nisë ndërtimin e centralit të saj...

Trump paralajmëron Venezuelën: Merrni mbrapsht të burgosurit që keni dërguar në SHBA, ose do paguani një çmim të paparashikueshëm

20 Shtator 20:46

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka lëshuar një paralajmërim të fortë ndaj Venezuelës, duke e akuzuar qeverinë se ka dërguar në mënyrë të qëllimshme të burgosur dhe persona nga institucione psikiatrike drejt kufirit amerikan.

trumpNë një deklaratë të publikuar të shtunën, Trump tha se Venezuela duhet të marrë menjëherë mbrapsht të gjithë ata që i ka “detyruar” të hyjnë në SHBA, në të kundërt – sipas tij – “do të paguajë një çmim të pallogaritshëm”.

“Ne duam që Venezuela të pranojë menjëherë të gjithë të burgosurit dhe njerëzit nga institucionet psikiatrike, përfshirë institucionet më të këqija psikiatrike në botë, që ‘udhëheqja’ venezueliane i ka detyruar të hyjnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,” shkroi Trump.

Pa dhënë prova konkrete apo emra, Trump pretendon se mijëra amerikanë janë plagosur apo vrarë nga “këta monstra”, siç i quajti ai, dhe kërkoi largimin e tyre të menjëhershëm nga vendi.

“NXIRRINI ATA NGA VENDI YNË, MENJËHERË, PËRSËRI: ÇMIMI QË DO TË PAGUANI DO TË JETË I PAPARASHIKUESHËM!”, paralajmëroi presidenti amerikan.

Trump nuk specifikoi se çfarë masash do të marrë ndaj Venezuelës nëse kjo kërkesë do të shpërfillet, por komenti i tij ka ngritur sërish tonet e tensionuara mes Uashingtonit dhe Venezuelës.

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
trump Venezuela Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Kopliku: Nuk na duhet një kryeprokuror i SPAK që zgjidhet përmes fotove në Facebook

më shumë...

U zgjodh kreu i SPAK, gazetari zbulon prapaskenat e takimit të Klodjan Brahos me përfaqësuesin e SHBA-së

më shumë...

Debat në studio/ Muharremi: Shpresoj të zbardhet 21 janari. Grimci: Atë që qëlloi, ju e bëtë deputet

më shumë...

Zgjedhja e kreut të ri të SPAK, Kaziaj: Ishte si Albania’s Got Talent, KLP kishte mundësinë të zgjidhte një grua me integritet

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Më të klikuarat

  • “Kam 15 vite pa televizor në shtëpi”, gazetarja tregon arsye...
  • Berisha bllokon foltoren, nuk lejon deputeten e tij të flasë
  • U zgjodh në krye të SPAK, cilat janë dosjet “e zjarrta” që k...
  • Lirohet nga burgu ish-ministri Lefter Koka
  • Në çfarë ore duhet të hash darkë në dimër për të qëndruar në...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2025
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.