Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
27 July 2026
Vizion fokus

Rusia godet portet e Ukrainës! Mbytet anija e mallrave,...

Iran-Oman, përparim në bisedimet për Ngushticën e Hormuzit! Teherani...

Deklarata e fortë e Putin: Ukraina do të ndahet...

Nisma, afat i ri për regjistrimin e tokës bujqësore...

Vrau veten pasi liroi ish-partneren, momenti kur policia rrethon...

“Credins”, jo vetëm kredi! Të gjitha shërbimet financiare në...

Sulmi në Berlin Pride, vritet nga policia i dyshuari...

Biznesi, i pakënaqur me programin “Dyfisho ndërmarrjen”

Waltz zbulon planin e Trump për marrdhënien me Iranin:...

Shpërthen cisterna e naftës në Hormuz

Trump kërcënon të bllokojë hapjen e një ure që lidh SHBA-në me Kanadanë

10 Shkurt 09:49

Presidenti amerikan Donald Trump kërcënoi se nuk do të lejojë hapjen e një ure, e cila është aktualisht në ndërtim, dhe do të lidhë Kanadanë me Shtetet e Bashkuara, duke thënë se vendi i tij duhet të zotërojë “të paktën gjysmën” e infrastrukturës.

“Unë nuk do të lejoj që kjo urë të hapet derisa SHBA-të të kompensohen plotësisht për gjithçka që u kemi dhënë (Kanadasë) dhe për sa kohë Kanadaja nuk i trajton SHBA-të në mënyrë të drejtë dhe me respektin që meritojmë”, shkroi Trump në rrjetin social Truth Social.

“Do të fillojmë negociatat MENJËHERË”, shtoi ai.

“Me gjithë çfarë u kemi dhënë, duhet të jemi ndoshta pronarë të paktën të gjysmës së këtij aseti”, këmbënguli Trump.

Ura, ende në ndërtim mbi lumin Detroit, do të lidhë qytetin Detroit në shtetin e Miçiganit me qytetin kanadez Windsor, në provincën e Ontarios. Projekti ka nisur në vitin 2018 dhe kostoja totale është vlerësuar në 6.4 miliardë dollarë kanadezë (rreth 4 miliardë euro). Hapja e saj parashikohet të bëhet brenda vitit 2026.

Sipas dokumenteve të Windsor-Detroit Bridge Authority, organi që menaxhon projektin, Kanadaja ka garantuar plotësisht financimin e ndërtimit, ndërsa ura do të jetë në pronësi të përbashkët të Kanadasë dhe shtetit amerikan të Miçiganit. Ajo do të mbajë emrin e legjendës kanadeze të hokejit mbi akull, Gordie Howe.

Në të njëjtin postim, Trump kritikoi sërish Otavën për synimin e saj për të forcuar bashkëpunimin me Kinën, duke deklaruar se Pekini “do ta hajë Kanadanë të gjallë”.

Gjithashtu, ai sulmoi ish-presidentin demokrat Barack Obama, i cili kishte dhënë dritën jeshile për realizimin e projektit.

Që prej rikthimit të tij në pushtet, Donald Trump ka shtuar deklaratat armiqësore ndaj Kanadasë, përfshirë sulme tregtare dhe ekonomike. Për një periudhë, ai kishte përsëritur se fqinji verior i SHBA-së duhet të bëhej “shteti i 51-të” amerikan.

Së fundmi, Trump ka kërcënuar Kanadanë me vendosjen e tarifave doganore shtesë “100%” nëse lidhet një marrëveshje tregtare mes Kanadasë dhe Kinës, si dhe ka paralajmëruar tërheqjen e certifikimit për avionët e prodhuar nga industria kanadeze, veçanërisht kompania Bombardier.

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
Kanada trump Ure

Nga e njëjta kategori

Rusia godet portet e Ukrainës! Mbytet anija e mallrave, humbin jetën 9 persona

më shumë...

Iran-Oman, përparim në bisedimet për Ngushticën e Hormuzit! Teherani kërkon garantimin e kalimit të anijeve

më shumë...

Zjarret në Vlorë, Lamallari: Prioritet mbrojtja e qytetarëve! Mirënjohje zjarrfikësve dhe banorëve për angazhimin

më shumë...

Deklarata e fortë e Putin: Ukraina do të ndahet në disa pjesë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

11:05

Rusia godet portet e Ukrainës! Mbytet anija...

10:30

Iran-Oman, përparim në bisedimet për Ngushticën e...

10:05

Zjarret në Vlorë, Lamallari: Prioritet mbrojtja e...

9:43

Deklarata e fortë e Putin: Ukraina do...

9:01

Fier/ Zjarr në kodrat e Peshtanit, ndërhyrja...

8:53

Nisma, afat i ri për regjistrimin e...

8:44

Vrau veten pasi liroi ish-partneren, momenti kur...

8:27

“Credins”, jo vetëm kredi! Të gjitha shërbimet...

8:19

Sulmi në Berlin Pride, vritet nga policia...

8:06

Biznesi, i pakënaqur me programin “Dyfisho ndërmarrjen”

7:40

Waltz zbulon planin e Trump për marrdhënien...

7:10

Dita e 57-të e protestës në Tiranë,...

6:43

Trafik i rënduar drejt Shëngjinit, fluksi i...

6:27

Shpërthen cisterna e naftës në Hormuz

5:58

Zjarri në Pyllin e Sodës nën kontroll,...

5:51

Interes për praktikat e punës, deri më...

5:39

Irani: Është bërë përparim në bisedimet me...

5:28

Raketa ruse godet një lagje të Kharkivit,...

4:55

Flakët në Vlorë marrin përmasa të mëdha,...

4:37

Bllokohet për 4 orë pika kufitare e...

Më të klikuarat

  • Aksidenti me vdekje në Vlorë, punëtorët mbetën të bllokuar m...
  • Nisma, afat i ri për regjistrimin e tokës bujqësore në fshat
  • Boksieri britanik tregon se ka pirë qumësht gjiri të partner...
  • Deklarata e fortë e Putin: Ukraina do të ndahet në disa pjes...
  • Aksident i rëndë në Vlorë! Përmbyset furgoni me punëtorë, nj...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.