Gjykata e Colorados vendosi në favor të Donald Trump duke i dhënë mundësinë ish-presidentit të jetë sërish në kandidim për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024, megjithëse u konstatua se ish kreu i Shtëpisë së Bardhë nxiti sulmin e 6 janarit në Kapitol.

 

Vendimi i dhënë nga Gjykatësja Sarah Wallace, që pritet të apelohet, është një fitore për Trump, i cili po përballet me sfida të shumta ligjore kundër kandidimit të tij.

 

Çështja në Colorado u hap nga një grup votuesish të cilët kërkonin skualifikimin e Trump nga gara për zgjedhjet e ardhshme për shkak të veprimeve të tij përpara 6 janarit te vitit 2021.

 

Avokatët e votuesve paditës u shprehën se ish-Presidenti Trump u angazhua në rebelim duke përhapur pretendime false për manipulim të gjerë zgjedhor, si dhe duke thirrur mbështetësit në tubim në Uashington.

 

Ndërsa avokatët e ish-Presidentit Trump thanë se ai nuk pati lidhje me grupet e së djathtës ekstreme që luajtën një rol kryesor në sulm dhe se deklaratat e tij përpara trazirave mbrohen nga e drejta e lirisë së shprehjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *