E shtunë, 17 Tetor 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

“Do kthej Përkrenaren dhe shpatën e Skënderbeut në Krujë”, premtimi surprizë i kandidatit për President në Austri

Günther Fehlinger-Jahn, ekonomist dhe aktivist austriak, ka shpallur synimin për të kandiduar në zgjedhjet presidenciale të Austrisë në vitin 2028.

Krahas kandidimit, ai ka bërë edhe një premtim të veçantë që lidhet me Shqipërinë dhe figurën e heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Reklamë

Përmes një postimi në platformën X, Fehlinger-Jahn ka deklaruar se, nëse zgjidhet President i Austrisë, do të angazhohet për kthimin në Krujë të helmetës dhe shpatës që i atribuohen Skënderbeut.

“Si president, unë do të rikthej Përkrenaren e Skënderbeut dhe Shpatën e Skënderbeut në Krujë, në Shqipëri.

Reklamë

Unë zotohem, Lord, më ndihmoni të përmbush këtë zotim ndaj Skënderbeut, ndaj Austrisë, ndaj Shqipërisë, ka thënë ai.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë

1 koment

  1. ME SHUMË MIRËNJOHJE E DASHURI, PËR MIQËSINË, SIMPATINË DHE NDERIN QË NA E BËN. DHASHTË ZOTI E FITOFTË NË ZGJEDHJE. ZOTI T´I JAPË SHËNDET

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.