Kronikë
Vlorë, protestë për muzeun hebraik! Banorët kërkojnë që të ndërtohet në një vend tjetër

Disa banorë të Vlorës janë mbledhur sërish në protestë pranë muzeut hebraik, duke kundërshtuar projektin për ndërtimin e tij në zonën e qendrës historike të qytetit.
Protestuesit kërkojnë anulimin e vendimit të Këshillit Bashkiak, duke argumentuar se ndërtimi i muzeut në këtë zonë mund të dëmtojë historinë dhe identitetin e qytetit të Vlorës.
Reklamë
Sipas tyre, vendndodhja e përzgjedhur është shumë pranë qendrës historike dhe hapësirave me rëndësi për vlorën dhe klubin “Labëria”.
Qytetarët shprehen se kundërshtimi i projektit nuk do të mbyllet me këtë protestë.
Ata kërkojnë që të shqyrtohen alternativa të tjera për ngritjen e muzeut hebraik, përpara marrjes së një vendimi përfundimtar.
/vizionplus.tv
Vazhdo të lexosh
Reklamë




