E shtunë, 3 Tetor 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Zjarr masiv në Gjirokastër, dyshohet se u vendos qëllimisht

Një vatër masive zjarri është shfaqur mesditën e kësaj të shtune në fshatin Karjan, Gjirokastër.

Vatra e zjarrit fillimisht është regjistruar në një sipërfaqe me shkurre dhe pemë, në anën veriore të fshatit, ndërsa në vazhdimësi ka marrë përmasa të mëdha.

Reklamë

Grupi i shërbimit zjarrfikës ndërhyri menjëherë duke bërë izolimin e vatrës së zjarrit dhe më pas shuarjen e plotë të tij për të parandaluar përhapjen e mëtejshme.

Nga zjarri nuk pati dëme në njerëz apo dëme materiale.

Organet ligjzbatuese po punojnë për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes ndërsa dyshohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.