Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, kembengul se administrata e tij ka fituar  zgjedhjet presidenciale e 3 nentorit.

 

Në një mbrëmje festive  në Shtëpinë e Bardhë, presidenti tha se ceshtjet ligjore në gjykatën e lartë do të caktojnë fitoren e tij.

 

DONALD TRUMP

 

PRESIDENT NE SHBA

 

“Kemi fituar 75 milion vota te ligjshme keshtu qe nuk mund te humbim zgjedhjet . Ne tani duhet te presim te shohim secfare do te ndodhe me ceshtjet tona ligjore. Gjithçka që unë kërkoj është njerëz me mençuri dhe me guxim, kjo është e gjitha, Sepse nëse njerëz të caktuar shumë të rëndësishëm, nëse kanë mençuri dhe nëse kanë guxim, ne do t’i fitojmë këto zgjedhje.”

 

Këtë deklaratë kreu i shtëpisë e bardhë e ka shoqeruar edhe me nje postim në twitter, ku i cilësoi zgjedhet si me të manipuluara në histori .

 

Para disa ditësh u dorëzua një padi në gjykatën e Lartë ku akuzoheshin zyrtarët e zgjedhjeve në katër shtete, Xhorxhia, Miçigan, Pensilvani dhe Uiskonsin, se dështuan të mbronin procesin nga manipulimet e votimit me postë.

 

Ndërkohë presidenti i zgjedhur i shteteve të bashkuara Biden, dhe zëvendësja e tij Harris janë cilësuar si personazhet e vitit 2020 nga revista “Time”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *