E enjte, 8 Tetor 2026 Zilia deri në 01:15 Në vijim ora 01:15: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Trump: Bordi i Paqes është më i fuqishmi. Disa lider po bëjnë naze, disa nuk i duam ne

Bordi i Paqes është më i fuqishmi. Kështu është shprehur presidenti i SHBA Donald Trump gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Bordit të Paqes.

Trump theksoi se disa lider po bëjnë naze, ndërsa disa të tjerë “nuk i duam ne”.

Reklamë

“Sukseset që kemi arritur, në fillim më thanë që nuk realizoheshin për 4 vite, u arritën brenda një viti. Arritje financiare të jashtëzakonshme, kemi bërë një punë të mrekullueshme. Bordi i Paqes është një nga gjërat më të arritura. Disa nga luftërat zgjasin prej dhjetëra vitesh dhe ne i kemi dhënë fund brenda dy ditëve.

Gaza është çështje komplekse, Marco Rubio po na ndjek, çfarë pune e mrekullueshme është bërë. Sot është një nder i madh që ju mirëpres në Institutin e Paqes. Është bordi më i fuqishëm, këtu bën pjesë pjesa më e madhe e liderëve botërorë. Disa po bëjnë naze, por shumë drejtues e kanë pranuar menjëherë. Ka disa që nuk duam t’i kemi”, tha Trump.

Vazhdo të lexosh

Reklamë