E hënë, 16 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Trofeu UEFA Champions League

“Ai mund të mos jetë një kryevepër artistike, por të gjitha ekipet duan që ta fitojnë atë”. Trofeu aktual i UEFA Champions League ka një gjatësi prej 73,5 cm dhe një peshë prej 7,5 kg. Sipas një rregulli të vendosur në vitet 1968/69, kupa bëhet pronë e çdo klubi që e fiton garën pesë herë apo tre herë radhazi. Më pas klubi fillonte një cikël të ri. Real Madridi, Ajaksi, Bajerni i Mynihut, Milani, Liverpuli dhe Barcelona kanë një kupë të tillë në dhomat e tyre. Trofeu aktual është versioni i pestë. Ai u porosit nga Sekretari i Përgjithshëm i UEFA-s, Hans Bangerter pasi Realit te Madridit iu lejua që të mbante trofeun origjinal të vitit 1969. Kupa u projektua dhe u punua në Bernë (pranë ish selisë së UEFA-s) nga Jurg Stadelman. Jurg Stadelman kujtonte: “Im at, Hansi dhe unë shkuam në zyrën e Herr Bangerterit dhe mbuluam të gjithë dyshemenë me vizatime. Ai bëri komente të tilla si, ‘Bullgarëve do t’u pëlqente pjesa e poshtme. Spanjolëve do t’u pëlqente, por italianët do ta pëlqenin më shumë dhe gjermanët do të tentonin ta fitonin.” Për punimin e trofeut u deshën 340 orë dhe Stadelmani duhet të përmbushte afate mjaft të vështira. “Duhej të përfundohej para datës 28 mars,” shtoi Stadelmani, “sepse do të martohesha dhe do ta çoja gruam për një udhëtim dhjetë ditor në Los Anxhelos. Pasi mbarova pjesën tjetër, trofeu u përfundua nga gdhendësi Fred Baninger. Mbaruam në kohë”. 22 ekipe nga dhjetë vende të ndryshme e kanë fituar Kupën e Kampioneve.

Vazhdo të lexosh

Reklamë