E hënë, 16 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Shtrenjtohen banesat në Elbasan, çmimi për apartamentet shkon deri në 1300 euro për metër katror

Tregu i pasurive të paluajtshme në Elbasan përballet me një paradoks. Ndërkohë që  rreth 1500 apartamente qëndrojnë bosh, çmimet e banesave vijojnë të rriten. Sipas agjentëve imobiliarë, shkaqet kryesore janë emigrimi dhe shqetësimi për mirëmbajtjen apo dëmtimin e banesave nga qiramarrësit.

“Në çdo pallat, gati 10-20% e apartamenteve janë bosh. Nuk jepen me qira, as nuk shiten. Kanë merakun  se nuk mirëmbahen nga qiramarrësit”, thotë agjenti imobiliar Bashkim Basha.

Pavarësisht numrit të apartamenteve bosh, çmimet vijojnë të rriten, duke arritur në 1000 deri në 1300 euro për metër katror. Një ndikim në këtë tendencë, sipas agjentëve, ka edhe afërsia me Tiranën. Në te tilla kushte blerësit  kryesorë janë emigrantët, si dhe familjet që kanë mundësi të financojnë blerjen përmes kredive bankare.

Ndërkohë, rastet e pallateve të lëna përgjysmë dhe të papërfunduara konsiderohen sporadike. Sipas agjentit imobiliar, shkaku kryesor në këto raste mbeten vështirësitë financiare të subjekteve ndërtuese.

Më shumë video

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.