Kronikë
Tritol poshtë makinës në Vlorë, çaktivizohet pakoja me lëndë plasëse

Një pako e vogël e dyshuar me lëndë plasëse ishte vendosur poshte një automjeti të markës “Benz” që ishte parkuar në një lagje të Vlorës. Mjeti ishte në pronësi të shtetasit me iniciale S.B.
Pas informacionit, Policia e Vlorës shkoi në vendngjarhe dhe vendosën perimetrin e sigurisë. Forcat antieksploziv të Reneas bënë çaktivizimin e pakos, e cila kishte brenda një sasi eksplozivi.
Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




