Subscribe

Një sasi e konsiderueshme lënde eksplozive e vendosur gjatë natë në një hidrocentral në ndërtim, në fshatin Gallatë të Kurbinit ka shpërthyer, duke sjelle dëme të mëdha materiale. Hidrocentrali është në pronësi të shtetasit Tom Lala. Nga shpërthimi janë thyer xhamat dhe kapakët e tre aparaturave, si dhe është dëmtuar transformatori. Policia ka bërë të mundur identifikimin dhe ndalimin e autorit të kësaj ngjarje. Ai është shtetasi Hysen Balloku, 24 vjeç, banues në fshatin Vinjoll të Rrethit te Kurbinit. Motivi i vendosjes së eksplozivit, dyshohet te jete konflikti mes familjes se Hysen Balloku me atë te Tom Lalës per pronësinë e tokës ne vendin e ndërtimin e HEC-it. 24-vjeçari Balloku do te përballet me akuzën e “shkatërrimit te pronës me eksploziv”.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *