E hënë, 16 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:15 Në vijim ora 13:15: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 10 minuta më parë
Vendi

Triporti, 35 vjet pa asnjë investim! Peshkatarët në Vlorë kërkojnë ndërhyrje urgjente: Asnjë premtim nuk është mbajtur

Porti i peshkimit në Vlorë, i njohur nga qytetarët si Triporti,vijon të vuajë infrastrukturën e dëmtuar,ndërsa prej më shumë se 35 vite nuk ka njohur asnjë investim serioz.

Në këtë port operojnë 77  peshkarexha te tonazheve te ndryshme. Edhe pse në  vite janë dhënë vazhdimisht premtime për rregullimin dhe sistemimin e tij, për peshkatarët këto premtime kanë sjellë vetëm zhgënjim. Sipas tyre, taksat paguhen rregullisht, ndërsa investimet mungojnë plotësisht.

Në kalatat e portit shihen anije të mbytura, të cilat përbëjnë një rrezik të vazhdueshëm për mjetet e tjera lundruese që ankorohen aty. Po ashtu, mbeturinat janë të pranishme kudo, duke e kthyer këtë port në një hapësirë të degraduar.

Po ashtu, mungesa e fuqisë punëtore , bën që shpesh herë punëtorët ti sjellin nga Egjipti.

Vazhdo të lexosh

Reklamë