E mërkurë, 28 Tetor 2026 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Tre të plagosur në Fushë Krujë nga aksidenti

Tre persona kane mbetur te plagosur ne një aksident mëngjesin e kësaj të mërkure në Fushë Krujë. Përplasja ka ndodhur tek Ura e Tapizës, ku një automjet tip “benz” duke udhëtuar drejt Tiranës, ka goditur konstruksionin prej betoni në hyrje të urës.

 

Reklamë

Burime nga policia bëjnë me dije se automjeti ka qenë me shpejtësi të madhe dhe për pasoje, shoferi ka humbur kontrollin. Tre të plagosurit janë transportuar për në Tiranë, në gjendje të rëndë shëndetësore.

 

Reklamë

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë