E premte, 30 Tetor 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Tre të arrestuar për tritolin në Fushë Krujë

Një ditë pas shpërthimit te tritolit ne Fushe Kruje, policia arrestoi tre autorët e dyshuar të ngjarjes. Në pranga rëne Skënder Vathi, Erjon Tema, dhe Erges Duka, të tre me precedent penalë të mëparshëm. Sipas policisë, tre të arrestuarit rreth orës 17:45 në lagjen “Punëtori” në Fushë-Krujë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, vendosën tritolin në afërsi të një mjeti tip “Volsvagen Passat”. Automjeti është në pronësi të një 48-vjeçari ndërsa e kishte të parkuar pranë biznesit të tij, rrobaqepësi. Si pasojë e shpërthimit u dëmtua xhami i përparmë i makinës, si dhe 5 automjete të tjerë të parkuara aty pranë njëri prej te cilave i përkiste drejtorit të rendit në policinë e Durrësit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë