E enjte, 24 Shtator 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Tre ditë pas ekzekutimit të Gilmando Danit, gjendet arsenal armësh në Nikël

Policia ka zbuluar një arsenal armësh në Nikël të Fushë-Krujës gjatë kontrolleve të zhvilluara lidhur me atentatin e dy ditëve më parë pranë Aeroportit të Rinasit, ku mbeti i vrarë Gilmando Dani dhe u plagos Muçi Shaliani, i njohur si Sheqeri.

Sipas raportimit të gazetarit të Vizion Plus, Esido Barkaj, dyshohet se armët i përkisnin një personi që ka ndihmuar autorët e atentatit të Rinasit. Një nga individët që dyshohet se ka pasur në posedim arsenalin është identifikuar dhe tashmë është shpallur në kërkim.

Hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe gjetjen e autorëve vijojnë intensivisht.

Vazhdo të lexosh

Reklamë