Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
16 April 2026
Vizion fokus

“Mos të flejë mbi dafina”/ Karaj: Salianji nëse nuk...

Karaj: Nuk vihet në pushtet me protesta, Berisha e...

Protesta e opozitës, Hitaj: Aksion pozitiv, por nuk mund...

Karaj: Hetojnë Berishën për dosjen “Partizani”, pse nuk merren...

Dosja Partizani/ “Thirrja e Ramës në gjyq, skenar”, gazetari:...

“Dosja Partizani”, Ramaj: Nuk përfitoi vetëm dhëndri i Berishës

Dosja “Partizani”, Hitaj: Ja pse nuk është thirrur më...

“Dosja Partizani”, Ramaj: Hera e paqë që ndodh në...

“Dosja Partizani”, Karaj: Rama mund të shmangë shkuarjen në...

Lezhë/ Të rinjtë përfshihen në konflikt fizik pas debatit...

Transformohet shkolla “Kolë Jakova” në zonën e Bregut të Lumit, Ristani: Gati për të mirëpritur 500 fëmijë

16 Prill 17:49

Shkolla 9-vjeçare “Kolë Jakova” në Tiranë është transformuar në një hapësirë moderne dhe dinjitoze për arsimimin e rreth 500 nxënësve të njësisë 11. Kryetarja e komanduar e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani, inspektoi ambientet e reja teksa u shpreh se gjithçka është gati për të mirëpritur të rinjtë e kësaj njësie.

“Jemi këtu te shkolla “Kolë Jakova”, te Bregu i Lumit në njësinë Nr. 11, në një zonë gjysmë informale, me banorë rishtas por dhe me banorë të vjetër. Një shkollë që i shërben rreth 500 nxënësve dhe e ndërtuar shumë vite më parë dhe nuk ishte rikonstruktuar asnjëherë. Rikonstruksioni ka qenë i plotë, jo vetëm me hapësirat ekzistuese, por me hapësira shtesë të ambienteve sportive dhe mbështetëse. Gjithashtu ka pasur ndërhyrje për ambientet sportive, tualetet, dhomat e zhveshjes dhe çdo lehtësim tjetër duke përfshirë këtu dhe sistemin e ftohjes dhe të ngrohjes”, theksoi Ristani.

Më tej, kryetarja e komanduar e Bashkisë së Tiranës u shpreh se shkolla “Kolë Jakova” është e pajisur me të gjithë kushtet e nevojshme, ndërsa nënvizoi se ambientet e saj do të mund të shfrytëzohen nga komuniteti pas përfundimit të mësimit.  “Hapësira për fëmijët këtu është jo vetëm e bollshme në aspektin didaktik, por edhe në aspektin rekreativ. Pas mësimit, shkolla është gjithashtu në shërbim të komunitetit. Shkolla është plotësisht e kompletuar tani për sa i përket infrastrukturës me mobilimin që të jemi në gjendje që t’i lëvizim fëmijët dhe të vazhdojë procesi mësimor jo vetëm normalisht, por akoma dhe më i përmirësuar me të njëjtat standarde si në qendër, ashtu në periferi të Tiranës”, tha Ristani.

Ndërkohë administratori i njësisë 11, Ilirjan Engjëlli, vlerësoi investimin duke theksuar se kjo është e vetmja shkollë në këtë bllok banimi  të populluar me rreth 6000 banorë.

Ndërhyrja në shkollën 9-vjeçare “Kolë Jakova˝”, përfshiu rikonstruksionin e plotë të objektit me sistem ngrohje qëndror, rehabilitimin e palestrës me dhomat e reja të zhveshjes për nxënësit dhe sistemimin dhe rehabilitimin e të gjithë hapësirës rrethuese të objektit. Gjithashtu, u bë i mundur krijimi i laboratorëve të informatikës si dhe bibliotekës së shkollës si dhe hapësira të tjera ndihmëse.

Posted Under:
Sociale
Tagged:
kole jakova Shkolla Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Temperatura ideale për plazh, parashikimi i motit për ditën e premte

më shumë...

Siguria e munguar nga zjarret, ekspertët: Të kontrollohen materialet që përdoren

më shumë...

OSBE: Ekstremizmi dhe gjuha e urrjetjes online kërkon bashkëpunim ndërkufitar në rajon

më shumë...

Inagurohet godina e Mitropolise se Fierit, mesha drejtohet nga kryepeshkop Joani dhe Sinodi i Shenjtë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

10:34

“Mos të flejë mbi dafina”/ Karaj: Salianji...

10:24

Karaj: Nuk vihet në pushtet me protesta,...

10:10

Protesta e opozitës, Hitaj: Aksion pozitiv, por...

10:07

Karaj: Hetojnë Berishën për dosjen “Partizani”, pse...

9:55

Dosja Partizani/ “Thirrja e Ramës në gjyq,...

9:49

“Dosja Partizani”, Ramaj: Nuk përfitoi vetëm dhëndri...

9:38

Dosja “Partizani”, Hitaj: Ja pse nuk është...

9:30

“Dosja Partizani”, Ramaj: Hera e paqë që...

9:25

“Dosja Partizani”, Karaj: Rama mund të shmangë...

9:11

Lezhë/ Të rinjtë përfshihen në konflikt fizik...

9:02

73 vota pro, Denar Biba zgjidhet kryetari...

8:24

Trump: Papa ta kuptojë se Irani nuk...

8:21

Zjarri “përpiu” pallatin, Dango: Deri në 45...

7:14

Sllovakia: Do bllokojmë sanksionet ndaj Rusisë nëse...

7:06

Futbolli në zi/ Humb jetën në një...

6:51

Tërhiqen trupat amerikane, Siria merr kontrollin e...

6:36

Arrestohen 3 persona në Londër, pasi tentuan...

6:30

Suedia paralajmëron se Rusia mund të pushtojë...

6:15

Meloni reagon pas takimit me Ramën, rikonfirmon...

6:11

Izraeli dhe Libani bien dakord për armëpushim...

Më të klikuarat

  • Romanca në Ferma VIP “tronditet” pas puthjes, In...
  • “O do ndryshoni, o do ju detyrojnë”, nesër Hënën e Re te Das...
  • Kamioni përplaset me furgonin, ndërron jetë italiani, shqipt...
  • Banore në pallatin që e përpinë flakët, reagon ish-konkurren...
  • Ndodh puthja e parë në Ferma VIP? Momente romantike mes Indr...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.