E mërkurë, 18 Nëntor 2026 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 10 minuta më parë
Ekonomi

Nga pagat te shporta ushqimore, çfarë ndryshon në 2027? Ibrahimaj prezanton paketën e re

Ministrja për Ekonominë dhe Inovacionin, Delina Ibrahimaj, ka prezantuar prioritetet e buxhetit dhe paketës fiskale për vitin 2027, duke u ndalur te pagat, taksat, çmimet e produkteve ushqimore dhe strehimi.

Ministrja bëri të ditur se pragu i pagës që tatohet me 23% propozohet të rritet nga 200 mijë në 300 mijë lekë, ndërsa TVSH-ja për 54 produkte bazë të shportës do të ulet në 6%.

Ibrahimaj njoftoi gjithashtu se përmes programeve të strehimit synohet të sigurohen 10 mijë banesa për qytetarët.

Ibrahimaj: Në buxhetin për Ministrinë e Ekonomisë e Inovacionit, janë të parashikuara rreth 42 miliardë lekë. Ky buxhet mbështet politikat dhe lidhjen e drejtpërdrejtë me mirëqenien e qytetarëve dhe zhvillimin ekonomik të vendit. Pjesa më e konsiderueshme e tij, 28.13 miliardë lekë shkon për financimin e diferencës së skemës së sigurimeve shoqërore. Pjesa tjetër mbështet arsimin profesional, punësimin, strehimin, inovacionin, zhvillimin ekonomik dhe institucionet që mbrojnë konsumatorin dhe mbikqyrin tregun. Në mënyrë konkrete për vitin 2027 janë parashikuar 28.13 miliardë lekë për financimin e diferencës së skemave të sigurimeve shoqërore. 5.07 miliardë lekë për arsimin e mesëm profesional, 3.8 miliardë lekë për programin e tregut të punës dhe 1.2 miliardë lekë për strehimin. Krahas këtyre programeve financohet edhe politikat e zhvillimit ekonomik e mbikëqyrjes së tregut.

Reklamë

Do përmirësohen pagat. Gjatë vitit 2026 ne rritëm pagën minimale në 50 mijë lekë. Një masë që vlerësohet të ketë pasur ndikim në 308 mijë të punësuar në sektorin publik e privat. Krahas këtyre, në vitin 2026 ne indeksuam pagat për të gjithë sektorin publik. Në paketën fiskale të vitit 2027 ky është një tjetër ndryshim i rëndësishëm. Pasi pragu i tatimit për pagën, me normën 23%, propozohet të rritet nga 200 deri në 300 mijë lekë në muaj. Një punonjës që merr 250 mijë lekë pagë bruto në muaj do të paguajë rreth 5 mijë lekë më pak tatim në muaj.

Paketa fiskale 2027 parashikon uljen në 6% të TVSH-së për 54 produkte bazë të shportës ushqimore. Kjo do të thotë më shumë para në dispozicion të familjeve shqiptare. Do të garantojmë monitorimin e këtyre çmimeve. Qeveria është duke përgatitur një nismë ligjore, e cila do i japë më shumë fuqi institucioneve publike, me qëllim garantimin e reduktimit të çmimit bazuar në reduktimin fiskal që vjen si propozim i paketës fiskale. Strehimi është një tjetër mundësi që përmes këtij projektbuxheti, do i dedikohet të gjithë atyre çifteve dhe të rinjve e të rejave, për të cilët do të ketë më shumë mundësi. Përmes pr.buxhetit ne do të garantojmë 10 mijë çelësa në dorë për qytetarët, në mënyrë që strehimi i tyre të vijë i lehtësuar, përmes subvencionimit të interesave të kredive, apo përmes subvencionimit të interesave të kredive, apo përmes subvencionimit të qirave, por gjithashtu të gjithë programeve të tjera të strehimit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.