Subscribe

 

Për një kohë të gjatë ky vend u shndërrua në godinë të braktisur, funksioni i vetëm i së cilës ishte të mbronte makinat nga shiu. Nga një vend parkimi, kjo godinë po i nënshtrohet rrjetëzimit per ta kthyer atë në një skenë arti.

 

Këto janë pamjet që vijnë nga brenda teatrit më të ri në kryeqytet. Në një postim në rrjetin social Facebook, kryeministri Edi Rama ka përcjellë momente nga transformimi i godinës. “Rrënojat e një ndërtese të harruar për dekada të tëra po transformohen çdo ditë në një hapësirë europiane më shumë”, shkruan kreu i qeverisë.

 

Edhe pse ende një kantier ndërtimi, në të kanë nisur të mbahen eventet artistike. E para që çeli dyert e “teatrit Turbina” ishte bienalja e Mesdheut “Mediteranea 18”, e më pas Sadik Spahija me skulpturat e tij.

 

Teatri i ri është duke u ndërtuar tek ish laboratori hidroteknik, përballë gjimnazit “Petro Nini Luarasi”. Ai do të jetë jo vetëm shtëpia e Teatrit Kombëtar, por edhe e artistëve të Operas dhe Baletit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *