Të paktën 60 emigrantë dhe refugjatë kanë vdekur në ditët e fundit në Mesdheun qendror, sipas raporteve të të mbijetuarve të organizatës joqeveritare SOS Mediterranee.

25 të shpëtuarit thanë se kanë bërë thirrjet e para për ndihmë një javë më parë dhe se numri i të vdekurve tragjik përfshin katër fëmijë.

Ky “udhëtim i fundit i vdekjes” kishte nisur nga Libia dhe shumë emigrantë dhe refugjatë u zhdukën pranë të dashurve të tyre, në një varkë, pa ujë e ushqim.

“Për ditë të tëra pamë aeroplanë dhe helikopterë që kalonin mbi kokën tonë, por askush nuk na ndihmoi”, u ankuan të mbijetuarit. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *