Subscribe

Operacioni “Forca e Ligjit” iu ka dërguar formularët për vetëdeklarim të pasurisë tre personave të tjerë që janë bërë objekt verifikimi. Bëhet fjalë për Jani Alia, Katan Bahoja, Florenc Tresa.

 

Aliaj, me banim në Tepelenë, është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Tiranës për veprën penale “Vrasja me paramendim” dhe me 4 vite për veprën “Armëmbajtja pa leje”.

 

Shtetasi i dytë që duhet të justifikojë pasurinë është Bahoja, banues në Gjirokastër, është arrestuar nga autoritetet greke për “Trafikimi i lëndëve narkotike”. Po ashtu, edhe Tresa është dënuar për trafikim narkotikësh.

 

Këta individë duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së, të cilat do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *