Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka hedhur akuza në drejtim të kreut demokrat Lulzim Basha dhe kryeministrit Edi Rama se po mbajnë reciprokisht njëri-tjetrin duke ndarë interesa të mëdha mes tyre.

 

Në një postim në Facebook, Topalli shprehet se Valdrin Pjetri e mori mandatin e kryebashkiakut si pasojë e mospjesëmarrjes së PD në zgjedhje.

 

Topalli akuzon Bashën se është tepër i vonuar në luftën kundër krimit pasi nuk ka folur prej muajsh për Pjetrin dhe pse shkodranët kanë hedhur dyshime për të shkuarën e tij të kompromentuar.

 

“Koha vetem po konfirmon ate qe une besoj dhe kam perseritur vazhdimisht, se Edi Rama dhe Lulzim Basha mbajne reciprokisht njeri tjetrin, dhe ndajne interesa te medha mes tyre. Edi Rama e coi Valdrinin ne Shkoder, por mandatin per Kryetar Bashkie te Shkodres ia dhe ti lul, me bojkotin e zgjedhjeve. Po te kishte nje kandidat te djathte , Valdrini as ne enderr nuk shihte karrigen e Kryetarit te Bashkise. Ti e fyeve Shkodren njelloj si Rama. Per me teper je teper i vonuar ne luften kunder krimit. Ne Shkoder, qytetaret prej disa muajsh, tregojne per dyshimet e thella te se kaluares te komprometuar te Valdrinit. Por ti per muaj nuk fole. Ashtu sic nuk fole per vite per Mark Frrokun e kompanine e tij.”

 

Më tej, Topalli bën fajtor Bashën edhe për drejtimin e Partisë Demokratike, e cila sipas saj është shpartralluar nga vendimet personale të këtij të fundit.

 

“Ti Lul nuk mbulon dot shpartallimin qe i bere PD me vendimet tuaja personale anti demokratike , qe i more vetem per te mbrojtur karrigen tende. Po te mos ishte Lulzim Basha , sot Shkodra e shume bashki te tjera nuk do binin ne duart e PS e krimit. Po te mos ishte LB , Edi Rama nuk do te ishte sot Kryeminister , por do ishte rrezuar 100 here dhe vendi do kishte nje tjeter qeverisje; Po te mos ishte LB, Edi Rama nuk do kontrollonte te gjithe pushtetin vendor; lista e deputeteve nuk do ishte ajo lista qesharake e 2017. Nuk do kishim pare te zevendesohen beteja politike me lufte vezesh pulash dhe sot nuk do shikonim te uleshin ne karrigen e Kuvendit figura komike dhe te padenja per ate qe duhej te ishte altari i demokracise. Po te mos ishte Lulzimi, Deputetet e PD mund te ishin dinjitoz, do ishin ne parlament duke perfaqesuar votuesit e tyre e duke mbrojtur interesin publik te shqiptareve, duke bere beteja politike per nje ekonomi me te mire dhe nje jete me te sigurte.”

 

Sipas Topallit, Basha ka dështuar si lider pasi në 6 vite vetëm ka humbur dhe se kërkon pushtet në tavolinë.

 

“Ne 6 vitet qe drejton opoziten LB jo vetem ka habit me humbjet e tij te pandalshme e katastrofike, por ai ka vrare voten brenda saj, ka vjedhur votat ne shtepine e tij (dhe kjo me video, me ze e figure). Eshte i vetmi kryetar partie qe pas numrimit te votave per forumet e partise i dalin me shume vota se votues.( me dokumenta) Ai do mbahet mend si njeriu qe nuk mblodhi per 4 vite rresht asnje forum te saj per asnje vendimarrje. Do mbahet mend per emerimet me pas ne forume te disa personave qe nuk thojne asgje per askend.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *