Subscribe

Një tjetër lagje e Tiranës ka nisur të rikualifikohet: Blloku i pallateve dhe shtëpive private mes “Rrugës së Kavajës” dhe asaj “Myslym Shyri” po merr pamje te re.

Kryetari i Bashkisë së Tiranë, Erion Veliaj, i cili inspektoi punën e nisur prej pak javësh, tha se pas investimit, vlera e banesave ne zone do te rritet.

“Kjo është një nga zonat model të Tiranës kur vjen puna te pagesa e taksave dhe korrektesën e treguar ndaj bashkisë. Pas shumë viteve erdhi koha që bashkia t’i kthejë investimin dhe t’i tregojë qytetarëve se me këtë rikualifikim i shtojmë vlerën çdo banese. Mjafton të shikosh rreth e qark e të kuptosh që këtu ka nevojë për dorë kudo, në fasada, trotuare, këndet e lodrave dhe në infrastrukturën e parkimit.”

Veliaj shtoi se është e vështirë të rregullohet ne nje kohe te shkurtër gjithçka që nuk është bërë si duhet këto 25 vjet.

“Këtu jemi në 1 nga 50 kantieret që kemi hapur në Tiranë, ndaj u kërkoj qytetarëve mirëkuptim, teksa po punojmë në 38 segmentet mes “Myslym Shyrit” dhe “Rrugës së Kavajës”. Megjithatë i garantoj që, siç ka ndodhur në çdo lagje tjetër, kur projekti të ketë përfunduar, do të jetë si dita me natën me situatën që kemi pasur këtu.”

Përveç rikualifikimit urban kreu i baskisë theksoi se në fillim u punua për shtrirjen e rrjetit të ujësjellësit, ujërave të zeza, ndriçimit, dhe më pas u kalua me infrastrukturën në sipërfaqe.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *