E premte, 9 Tetor 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Tiranë, kapen në flagrancë dy shtetas me lëndë plasëse dhe fishekë

Policia e Tiranës ka bërë të mundur të ndalojë dy shtetas të cilët posedonin lëndë eksplozive të llojit tritol gjatë ndalimit të tyre. Agjentët e Komisariatit të Policisë Nr 5, të dislokuar me shërbim në vendin e njohur si “Kthesa e Valiasit”, pranë një karburanti, kanë konstatuar shtetasin Ndue Bushatin 27 vjeç banues në Mamurras, i cili po lëvizte në këmbë dhe kishte një qese me vete. Lëvizjet e këtij shtetasi kanë qënë të dyshimta dhe pasi kanë bërë ndalimin e tij kanë konstatuar në brendësi të qeses u gjetën 11 kallëpe me lëndë  eksplozive dyshuar tritol me peshë 450 gramë. Nga marrja në pyetje ky shtetas, konfirmoi se lëndën e kishte marrë në aksin rrugor Fushë Krujë – Laç, nga shtetasi Maliq Lika 24 vjeç, banues në Laç dhe i dënuar më parë për vjedhje, i cili e kishte porositur ta  dërgonte në Tiranë.

Menjëherë janë nisur shërbimet të cilët bënë të mundur kapjen e këtij shtetasi, të cilit gjatë kontrollit i’u gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale 85 fishekë, model 56.

Vazhdo të lexosh

Reklamë